Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka kritikuar qeverinë për krizën në të cilën po kalon vendi.
Ai ka thënë se kjo qeveri po jeton në një Kosovë imagjinare ku nuk ka krizë dhe të gjithë po jetojnë mirë.
Postimi në Facebook:
#propagandaLVV po jeton në një Kosovë imagjinare ku nuk ka krizë ekonomike e rritje të çmimeve dhe krejt jetojnë mirë e lehtë.
“I ngiti t’untit s’ja din”, thotë populli.
Ekskursionet javore me qëllim të vetëm rrezitjen dhe kafet me dosta - me para të shtetit - i kanë shkëputur nga realiteti ku jetojnë familjet kosovare që mezi mbyllin muajin me këto çmime e me këto paga.
Siç duket, Shpresa është ndonjë funksionare e tyre që shpenzon pafund në plazhet greke… sepse shpresa e qytetarëve ka ikur qe një vit e s’po e gjen dot rrugën të kthehet.