Shifra alarmante nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, një i vdekur

Aktuale

Shifra alarmante nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, një i vdekur

Nga: A.ZH Më: 16 korrik 2022 Në ora: 13:05
Pamje nga vaksinimi në Kosovë

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 1084 raste të reja pozitive.

Ndërsa, janë shëruar 406 persona, përcjell Bota sot.

Ndërkaq, 293 persona janë vaksinuar gjatë ditës së fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar rritje të mëtutjeshme rasteve me Covid-19, gjatë ditëve në vijim.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ministria ka apeluar te qytetarët të vaksinohen dhe të testohen për Covid-19./Botasot

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat