Uka i VV-së reagon sërish për rastin e punësimit të gruas: Për 4 vjet mediet nuk shkruajtën asgjë

Aktuale

Uka i VV-së reagon sërish për rastin e punësimit të gruas: Për 4 vjet mediet nuk shkruajtën asgjë

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 13:54
Fitim Uka

Deputeti i Vetëvendosjes Fitim Uka ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, duke rikujtuar një postim të tij dhe gruas në pozita të ndryshme, gjatë kohës sa nuk ishte deputet.

Uka ka shkruar se të dytë, burrë e grua kishin pozita në universitet e komunë pa qenë ai deputet i Vetëvendosjes.

“Jemi me fat që e kemi këtë fb!

Viti 2018!

Unë në ShBA për studime të postdoktoraturës, pa qenë deputet e larg politikës, një asistent i thjeshtë në UP.

Yllka Syla zgjidhet asistente në UP për herë të parë dhe vazhdon punën si zyrtare në Komunën e Prishtinës.

Asnjë shkrim në medie për 4 vjet rresht!

Viti 2022, asgjë nuk ka ndryshuar!

Vetëm se, dikujt iu ka kujtuar që unë jam deputet!

Kaq mjafton për ata që duan ta kuptojnë të vërtetën”, ka shkruar Uka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat