Propozoi kontroll qeveritar mbi mediat, Fitore Pacollit i del në krah edhe një deputete

Aktuale

Propozoi kontroll qeveritar mbi mediat, Fitore Pacollit i del në krah edhe një deputete

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 16:47
Fitore Pacolli

Propozimi i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli për kontrollin e mediave nga Qeveria ka gjetur mbështetjen e parë publike.

Bashkëpartiakja e saj, Arbëreshë Kryeziu, i ka dalë në mbrojtje Pacollit, kur në Komisionin për Integrime Europiane, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu kërkoi nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi që të distancohet nga deklaratat e deputetes.

“Po du me ta citu veç një paragraf të Rezolutës së Parlamentit Europian që është miratuar më 6 korrik 2022”, tha fillimisht Kryeziu.

“Zonja Deliu, unë nuk të kam dëgjuar ty në vitin 2019 apo 2020 kur raportuesit e BE-së kanë cituar…. që ish krerët e partisë tënde dhe eksponentë të lartë që kanë ushtru ndikim dhe kanë shantazhu mediat. Ti nuk ke qenë kaq e zëshme në atë kohë”, tha ajo.

Deliu e mori fjalën dhe iu përgjigj.

“Kur një parti me 50.2% çohet sot dhe tenton që kritikën ta mbyllë duke i kontrolluar mediat, ky është fundi i demokracisë”, tha ajo.

Safe Journalists, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës kanë reaguar ndaj deklaratës së deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e cila ka kërkuar marrjen e masave nga Kuvendi dhe Qeveria për problemet, që sipas saj, kanë mediat në Kosovë.

“Edhe si Kuvend, edhe si Qeveri duhet të marrim masa… viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes së cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik. Pra, këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodhë me funksionimin e medias, transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, ka deklaruar Pacolli gjatë seancës së 14 korrikut në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat