Skandali i klinikës në Shkup, gazetari Vitija: Vdiqën edhe pacientë nga Kosova

Aktuale

Skandali i klinikës në Shkup, gazetari Vitija: Vdiqën edhe pacientë nga Kosova

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 17:22
Bujar Vitija

Një spital në Shkup, emri i të cilit u bë i njohur në Kosovë, sidomos pas shfaqjes së COVID-19, ka trajtuar në mënyrë skandaloze pacientët që kanë shkuar për të kërkuar shërim.

“Zhan Mitrev”, institucion privat i shëndetësisë i emëruar sipas kardiokirurgut që e drejton atë, rastet e pacientëve me Covid 19 i ka trajtuar me metodën e hemofiltrimit, që në shumë raste ka rezultuar fatale për ta.

Shumë pacientë, pos çmimit të lartë, aty janë infektuar me disa lloje bakteresh, e në fund e kanë paguar edhe me jetë.

Pas publikimit të hulumtimit, ka reaguar edhe gazetari Bujar Vitija, i cili qe disa vite mbulon sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Ai ka thënë se fatkeqësisht në mesin e të vdekurve në këtë spital, ka edhe pacientë nga Kosova të cilët kanë paguar dhjetëra mijëra euro.

“Fatkeqësisht në mesin ë viktimave, ka edhe pacientë nga Kosova të cilët kanë paguar dhjetëra mijëra euro për këtë procedurë. Ka më dhjetëra pacientë që kanë ikur nga Klinika Infektivë në QKUK, dhe kanë shkuar në ‘Zan Mitrev’ ose ‘Sistina’ për të bërë hemofilitrimin dhe janë kthyer në arkivole”, ka thënë Vitija.

“Këto dy spitale vetëm në vitin 2021 kanë qarkulluar mbi 110 milionë euro nga pacientët”, ka deklaruar Vitija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat