Raportohet se Kurti ua ka dërguar propozimet veteranëve të UÇK-së, ja çfarë përmban letra e tij

Aktuale

Raportohet se Kurti ua ka dërguar propozimet veteranëve të UÇK-së, ja çfarë përmban letra e tij

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:56
Faton Klinaku dhe Albin Kurti

Janë bërë më shumë se një muaj që kur kryeministri Albin Kurti iu ka premtuar organizatave të dala nga lufta e UÇK-së se do ua dërgojë një propozim-ofertë, në formë të shkruar, lidhur me kërkesat e tyre për pensione.

Sipas raportimeve gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti ua ka dërguar OVL UÇK-së letrën me disa propozime.

Lidhur më këtë letër, është kontaktuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinakun.

Klinaku ka deklaruar se gjatë ditës së djeshme kryeministri Kurti ua ka dorëzuar letrën.

“Na ka ardhur dje letra. Kur ta shqyrtojmë do t’i përgjigjemi kësaj letre”, ka deklaruar Klinaku.

I pyetur se çka përmban kjo letër, ai nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Kur të përgjigjemi me shkrim kësaj letre, besoj ju njoftojmë edhe juve”, ka shtuar Klinaku.

Takimi i drejtuesve të shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Qeveri me kryeministrin Albin Kurti kishte ardhur një ditë pas protestës së veteranëve të organizuar para Kuvendit të Kosovës, ndonëse pas takimit veteranët kishin theksuar se nuk ishin pajtuar me asnjë nga pikat e shefit të ekzekutivit.

Media ka mësuar se në këtë letër të kryeministrit Kurti dërguar veteranëve përfshihet edhe hartimi dhe miratimi i një ligji të ri për veteranët, ku do të përfshihet edhe rregullimi i çështjes së pagës.

Nga protesta e 16 qershorit ishte ndërprerë edhe seanca e Kuvendit të Kosovës, derisa deputetët e PDK-së dhe AAK-së nuk kishin lejuar që ajo të mbahet, duke bllokuar foltoren e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat