Kurti i reagon Ramës pas deklaratave për Kosovën: Ky mashtrues mendon se ne shqiptarët e Kosovës hamë bar

Aktuale

Kurti i reagon Ramës pas deklaratave për Kosovën: Ky mashtrues mendon se ne shqiptarët e Kosovës hamë bar

Nga: M.L. Më: 21 korrik 2022 Në ora: 15:32
Edi Rama

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti i ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ram gjatë seancës së Kuvendit.

Sipas Kurtit, Edi Ramës kur i ngushtohen punët me Kosovën, përdor kartën e patriotizmit.

Sipas tij, agjenda kryesore e Edi Ramës janë “Ballkani i Hapur” Vuçiqi dhe Beogradi.

Postimi i plotë:

“Edi Rames kur i ngushtohen punët e sidomos me Kosovën ky mashtrues e nxjerr nga manga kartën e patriotizmit!

Përndryshe agjenda reale e tij politike është "Ballkani i Hapur", Vuçiqi dhe Beogradi.

Duhet ta pyesim këtë "patriot" të rastit, sa herë e ka vizituar Kosovën para se të bëhej KM i Shqipërisë? ASNJËHERË!

Me andje shqiptarët e Kosovës i quan MALOKË!

Ai një herë del pro Gjykatës Speciale tani është kundra sipas humorit me orientim nga Beogradi.

Ky mashtrues mendon se ne shqiptarët e Kosovës hamë bar dhe ky mund të luajë me ne kur të dojë dhe si të dojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat