Rrahja e imamit në Podujevë, reagon Arianit Koci: Besoj që tash e kuptoni... kombi është mbi fenë!

Aktuale

Rrahja e imamit në Podujevë, reagon Arianit Koci: Besoj që tash e kuptoni... kombi është mbi fenë!

Nga: N. Sh. Më: 22 korrik 2022 Në ora: 20:12
Avokati Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas rrahjes së imamit në Podujeve nga tre vëllezër.

Koci beson që tash e kuptojnë qytetarët atë që ka dashur të thotë për temën e shamisë në Kosovë.

Ai shkruan se nuk është kundër islamit por kundër dhunës dhe imponimit të një kulture tjetër te ne.

Ai shkraun në Facebook se, për të kombi është mbi fenë.

Postimi i plotë:

Besoj që tash po e kuptoni për çka e kam pasë fjalën kur e kam trajtuar temën e shamisë.

Jo. Nuk jam kundër islamit!

Por jam kundër dhunës, imponimit dhe manipulimeve me fe, ciladoqoftë ajo.

Jam kundër imponimit të një kulture tjetër te ne.

Sidoqoftë, më duhet ta përsëris, për mua kombi ēshtë mbi fenë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat