Burim Piraj: Që nga fillimi i nismës “Mos bli prodhime serbe”, importimi i Serbisë ka rënë për 8 milionë më pak

Aktuale

Burim Piraj: Që nga fillimi i nismës “Mos bli prodhime serbe”, importimi i Serbisë ka rënë për 8 milionë më pak

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 10:38
Burim Piraj

Burim Piraj, është iniciatori i fushatës senzibilizuese të quajtur “Mos bli prodhime serbe” - qëllimi i së cilës është që shqiptarët e Kosovës të vetëdijësohen për të mos konsumuar prodhime të Serbisë.

Piraj bëri të ditur se që nga fillimi i kësaj iniciative, importimi i Serbisë tashmë ka rënë për 8 milionë më pak.

Tutje, ai tha se fushata e tyre mund të vazhdojë edhe për 5 vite tjera deri sa të vetëdisohen të gjithë qytetarët.

“Do të duhen edhe shumë vite që të vetëdisohen qytetarët për të mos blerë prodhime serbe. Ne e kemi planifikuar edhe një fushatë e cila mund të zgjasë deri në 5 vite, deri sa ta arrijmë cakun. Deri tani, shumë qytetarëve u kemi përkujtuar të mos blenë prodhime serbe sepse gjërat po harrohen. Në raportin e fundit që e ka publikuar Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore, del se nga Serbia në 5 mujorin e parë të këtij viti janë importuar 8 milion kilogram më pak. Pra, sasia në kilogram ka rënë dhe grupi ynë ka pasur efekti që të bien importet nga Serbia”, tha ai

Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi me prodhuesit vendor dhe njëkohësisht synohet ngritja e vetëdijes qytetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat