“Pafajësia e udhëheqësve të UÇK që gjenden padrejtësisht në Hagë do të triumfojë”, Meta zbardh detaje nga takimi me Krasniqin

Aktuale

“Pafajësia e udhëheqësve të UÇK që gjenden padrejtësisht në Hagë do të triumfojë”, Meta zbardh detaje nga takimi me Krasniqin

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 15:14
Foto nga takimi

Presidenti në largim, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta thekson se ndanë sëbashku me Krasniqin qëndrimin për forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve. 

Mes të tjerash kreu i shtetit pohoi se; “Pafajësia e udhëheqësve të UÇK që sot gjenden padrejtësisht në Hagë do të triumfojë mbi çdo tentativë të pashpresë që synon t’i kthejë agresorët në viktima, dhe viktimat në agresorë.”.

MESAZHI I METËS

🇦🇱❤️🇽🇰 Kënaqësi e madhe të takoja në Prishtinë, Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me të cilin ndamë të njëjtin qëndrim për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve vëllazërore dhe strategjike mes dy vendeve tona.
PDK ka një kontribut të vyer për konsolidimin e institucioneve, shtetit ligjor dhe demokracisë në Kosovë, që meriton të vlerësohet.
Historia na jep të drejtë të krenohemi me luftën çlirimtare të UÇK, por të kujdesemi që kjo luftë të vazhdojë të mbetet e panjollosur, siç e meriton.
Pafajësia e udhëheqësve të UÇK që sot gjenden padrejtësisht në Hagë do të triumfojë mbi çdo tentativë të pashpresë që synon t’i kthejë agresorët në viktima, dhe viktimat në agresorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat