Gërvalla për ambasadorin Berishaj: Nuk shkarkohet, ai vazhdon punën

Aktuale

Gërvalla për ambasadorin Berishaj: Nuk shkarkohet, ai vazhdon punën

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 12:17
Martin Berishaj

Kroacia është një nga shtetet më përkrahëse të Kosovës në arenën ndërkombëtare, por ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se përkundër sa të shkëlqyeshme raportet, është ambasadori, Martin Berishaj, ai i cili “i ka stabilizuar marrëdhëniet me Kroacinë”.

Këto komente ministrja i ka bërë në konferencë për media, kur u pyet përsëri për Berishajn dhe skandalin e tij në Slloveni, ku mediat raportuan se ai është pjesë e një skeme për shpëlarje parash.

“Unë e kam pritur kohë më parë kur pati raportimet rreth akuzave të cilat nju i keni shpërndarë me shumë zell. E kam takuar, kam biseduar, më ka raportuar me shkrim”, pohoi Gërvalla.

“E kam krahasuar versionin e tij me shtetet tjera nga të cilat kemi kërkuar informacione. Kemi pasur nga të tre shtete konfirmimin që nuk ka asgjë për çka do mund të akuzohej Berishaj. Prandaj ai vazhdon punën”.

Ajo ka shtuar se “në të ardhmen nëse do të mund të konstatonim shkelje ligjore, atëherë do të merren patjetër masat e nevojshme”.

“Unë isha në Dubrovnik. Kam takuar shumë politikanë të ndryshëm ndërkombëtarë dhe kroatë, dhe aty e pash që Berishaj ka krijuar jo vetëm lidhje të mira me kolegët e tij, por në të njëjtën kohë ka stabilizuar marrëdhëniet, edhe ashtu të shkëlqyeshme, me Kroacinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat