Nga LVV komentohet kohëzgjatja e takimit Kurti-Osmani-Blinken: Ja çfarë vlerësojnë më së shumti miqtë e Kosovës!

Aktuale

Nga LVV komentohet kohëzgjatja e takimit Kurti-Osmani-Blinken: Ja çfarë vlerësojnë më së shumti miqtë e Kosovës!

Nga: A.M Më: 27 korrik 2022 Në ora: 06:48
Foto ilustrim

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka reaguar pas takimit të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti me Sekretarin e Shteit Amerikan, Antony Blinken.

Ai në një postim në Facebook tha se kohëgjatësia e takimit zyrtar po më duket se nuk ka precedent, dinjiteti ia hap rrugën vetes edhe vendit.

“Albini i ka thënë jo dëmtimit të Kosovës, kur ka qenë momenti. Asnjëherë për interes vetjak por vetëm për interes madhor kombëtar. Këtë e vlerësojnë më së shumti miqtë e Kosovës”, deklaroi Zaimi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Albini i ka thënë jo dëmtimit të Kosovës, kur ka qenë momenti. Asnjëherë për interes vetjak por vetëm për interes madhor kombëtar.

Këtë e vlerësojnë më së shumti miqtë e Kosovës.

Kohëgjatësia e takimit zyrtar po më duket se nuk ka precedent.

Dinjiteti ia hap rrugën vetes edhe vendit.

Ata që paguanin miliona për një fotografi dhe një shtrëngim dore, ata që serviloseshin nëpër media por vendin e tyre e mbuluan me korrupsion, nuk i sollën hajër as vetes dhe as vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat