​Krasniqi: Të rinjtë që votuan Kurtin, sot presin para ambasadave për të ikur nga Kosova

Aktuale

​Krasniqi: Të rinjtë që votuan Kurtin, sot presin para ambasadave për të ikur nga Kosova

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 23:34
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se është shqetësuese situata me largimin e të rinjve nga vendi.

Sipas tij, kjo Qeveri, e cila u votua masivisht nga të rinjtë për tu ofruar shpresë atyre, sot po bëhet shkak që ata të largohen nga vendi.

“Të njëjtit të rinj që kanë votuar Albin Kurtin, sot po presin para ambasadave për një vizë. 2010 mijë persona brenda këtij viti kanë aplikuar për një vizë që të ikin nga vendi. 70 mijë persona janë larguar. Njerëzit sot nuk e kanë shpresën që kanë pasur, sepse Albin Kurti i ka mashtruar”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, ai ka thënë se Kurti duhet të merret me qeverisje dhe punë, për krijuar një të ardhme më optimiste për të rinjtë dhe gjeneratën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat