Marrëveshja 236 milionëshe/ Zogiani i VV-së u reagon opozitarëve: E pse bre se bitisshit kur e keni nis?!

Aktuale

Marrëveshja 236 milionëshe/ Zogiani i VV-së u reagon opozitarëve: E pse bre se bitisshit kur e keni nis?!

Nga: A.ZH Më: 28 korrik 2022 Në ora: 18:47
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Avni Zogiani, ka reaguar për deklaratat e opozitarëve, se marrëveshja me MCC-në për Progamin e Kompaktit, është nisur nga ta para 10 viteve.

Zogiani ka pyetur ish-pushtetarët se pse nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje, nëse ata e kanë nisur, përcjell Bota sot.

“Opozita: na e kemi nisë... para 10 viteve! (për shumë vendime po thonë kështu, vetëm sot për dy prej tyre...). E pse bre se bitisshit kur e keni nis?!

A pak i keni pas 10 vjet?! Apo jeni kanë të zënë me...”, ka shkruar Zogiani në një postim në Facebook.

Dje Kosova ka nënshkruar marrëveshjen me MCC-në për Progamin e Kompaktit. Kjo marrëveshje, në shumë prej 236.7 milion dollarë, përbën investimin më të madh në sektorin e energjisë në Kosovë pas disa dekadash.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja Artane Rizvanolli, në prani edhe të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat