Dy herë votoi ndryshe nga VV-ja, hidhen dyshime nëse Konjufca është në listën e Gashit: Ku po shkon?!

Aktuale

Dy herë votoi ndryshe nga VV-ja, hidhen dyshime nëse Konjufca është në listën e Gashit: Ku po shkon?!

Nga: A.ZH Më: 29 korrik 2022 Në ora: 16:33
Glauk Konjufca

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, ka pyetur nëse kryeparlamentari Glauk Konjufca, do të jetë në listën e deputetëve që sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të largohen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Konjufca edhe sot ka votuar ndryshe nga partia e tij, lidhur me Projektligjin për rregullimin e çmimeve për produktet medicinale.

Maxharraj ka pyetur Konjufcën se nga është nisur dhe ku po shkon ai me këto veprime, përcjell Bota sot.

Reagimi i Maxharrajt në Facebook:

A mos është Konjufca në listën e Arben Gashit?!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës nga LVV Glauk Konjufca përsëri ia “ktheu” shpinën LVV-së.

Parlamenti i Kosovës sot nuk miratoi Projektligjin për rregullimin e çmimeve për produktet medicinale.

Për këtë projektligj u bë një debat i ashpër midis mazhorancës dhe opozitës.

Por, kur ky Projektligj u hodh në votim Konjufca abstenoi, anipse LVV votoi kundër.

Kryetari i Parlamentit te Kosovës Glauk Konjufa për herë të dytë ia ktheu shpinën LVV, herën e parë veproi njësoi kur ishte në pyetje Projektligji për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.

Pra, mbetet vetëm të thuhet se për kah është nisë, për ku po shkon Glauk Konjufca?!

A mos, ndoshta edhe ky është në atë listën famoze të Arben Gashit, kryetarit te grupit parlamentar të LDK-së, ku tha se tetë deputetë janë të gatshëm të ikin nga mazhoranca për t’iu bashkuar grupeve tjera parlamentare, mbase edhe LDK-së.

Dhe në bazë të kësaj pritet që qeveria Kurti II të bie diku ne vjeshtën e vonë, edhe pa prezencën dhe presionin e Richard Grenellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat