Grenell flet për situatën në veri: Kthejeni menjëherë Hashim Thaçin

Aktuale

Grenell flet për situatën në veri: Kthejeni menjëherë Hashim Thaçin

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 22:34
Richard Grenell

Pas situatës së krijuar në veri të vendit, një reagim ka ardhur edhe nga Richard Grenell.

Ish i dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell kërkoi që të kthehet Hashim Thaçi, madje menjëherë.

“Kthejeni Hashim Thaçin menjëherë”, tha ai.

Ai theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke tentuar të që përmes konfliktit të përmirësojë përqindjen e sondazheve.

“Albin Kurti po përpiqet të përmirësojë numrat e tij të tmerrshëm të sondazheve përmes konfliktit”, shtoi ai.

Image
Reagimi i Grenellit në Twitter
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat