Presidentja Osmani: Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës me metoda të Putinit do të dështojnë

Aktuale

Presidentja Osmani: Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës me metoda të Putinit do të dështojnë

Nga: M.L. Më: 31 korrik 2022 Në ora: 23:06
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit, pak orë para vendosjes së masës së reciprocitetit në dokumente me Serbinë.

Në një postim në Facebook Presidentja Osmani ka thënë se kjo masë nuk është e drejtuar kundër askujt, ndërsa ka ftuar qytetarët që të mos bien pre e propagandës së Beogradit.

Ajo ka treguar se ka koordinim të pandalshëm me partnerët ndërkomvëtarët të Kosovës.

Postimi i plotë:

Masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie. Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi.

Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e lëvizjes. Jemi duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtar.

Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat