Ushtaraku shqiptaro-amerikan: Këta persona në Serbi po marrin vendimet për Kosovën, ja ҫfarë do të ndodhë në vazhdim

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro-amerikan: Këta persona në Serbi po marrin vendimet për Kosovën, ja ҫfarë do të ndodhë në vazhdim

Nga: H.O. Më: 1 gusht 2022 Në ora: 07:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Duke u lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit, ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, në një postim të tij në Facebook ka treguar se kush është përgjegjës për ngjarjet e fundit.

Ai thotë se me insistimin e Aleksandër Vulinit dhe një ultimatum të ambasadorit rus në Beograd, Vuҫiq ishte i detyruar që Atasheu ushtarak rus të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të kryesisë serbe.

Postimi i plotë:

Me vendimin/insistimin e Vulinit dhe me një ultimatum të Ambasadorit Rus në Beograd - Vuqici ishte i detyruar që Atashehu Ushtarak Rus në Beograd të merr pjesë në seancën e jashtëzakonshmete të Kryesisë Serbe e thirrur nga Vuҫiqi.

Disa qarqe perëndimore janë të besimit se Vulini dhe Shtabi i Ushtrisë Serbe dhe Ambasadori Rus në Beograd janë duke i marrë të gjitha vendimet për ngjarjet e fundit në  Kosovë, ngjarjet që po ndodhin tash dhe ngjarjet që do të ndodhine prej ditës së sotit e tutje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat