Pas deklaratës së ambasadorit amerikan, zyrtari i LVV-së i kundërpërgjigjet Vlora Çitakut

Aktuale

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan, zyrtari i LVV-së i kundërpërgjigjet Vlora Çitakut

Nga: N. Sh. Më: 2 gusht 2022 Në ora: 12:18
Vlora Çitaku

SHBA thotë se vendimi i Kosovës ishte i kordinuar me ndërkombëtarët/ Zogiani i kundërpërgjigjet Vlora Çitakut:

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur vendimin e liderëve shtetërorë të Kosovës për të pezulluar përkohësisht masat e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftime

Ai, ka thënë se të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe se ishin në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.

“ShBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar ai në Twitter.

Pas kësaj deklarate të ambasadorit amerikanë, ka reaguar zyrtari i LVV-së, Avni Zogiani.

Në reagimin e tij për nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitakun deklaratat e saj i quan fake news.

“Vlora Çitaku! Situata po shkon drejt një përshkallëzimi të rrezikshëm 😛 Fake news after fake news!”, ka shkruar Zogiani.

Ndryshe, Vlora Çitaku, në një konferencë për media ditën e djeshme, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për siç thotë ndërmarrjen e veprimeve të paplanifikuara mirë dhe të pakoordinuara si duhet.

“Sa i përket Qeverisë së Kosovës, aksioni i mbrëmshëm dëshmoi edhe një herë se vendimi për veprim ka qenë i paplanifikuar mirë dhe prandaj nuk arriti që të realizohet. Dështimi në realizimin e këtyre vendimeve të Qeverisë, po krijon një përshtypje që Veriu është i pamenxhueshëm dhe që situata atje është jashtë kontrollit të shtetit. Po ashtu, veprimet e Qeverisë do të duhej të ishin paraprakisht të koordinuara me miqtë tanë ndërkombëtarë, jo vetëm të ndëgjojnë ata në momentet e fundit të krizës. Aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti. Ato duhet të mirëmbahen dhe kultivohen me seriozitet.”, theksoi Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat