Driton Tali, ish këshilltar i Glauk Konjufcës ka reaguar ndaj Richard Grenellit, pasi ky i fundit e quajti kryeminitrin Kurti ‘fashist’.
Tali tha se Grenell po i del krah Gebelsit të Hitlerit të Ballkanit, me çka mohon - kundërshton politikën e shumë presidentëve të deritashëm të ShBA'së, përcjell “Bota sot”
Derisa, ai ia bëri të ditur Grenellit se “…drejtësia, etika dhe morali nuk e kanë vlerën 100 mijë dollarë që i merr ti nga Gebelsi i Hitlerit të Ballkanit apo që dikur i merrje ( a sa?!) nga vrasësi i Moldavisë!”
Postimi i plotë
Mos të harrojmë:
Mes tjerash, Shteti (Serbi) hartoi "Planin Patkoi", në hartimin e të cilit morrën pjesë institucione të ndryshme shtetërore, e ku ministër i Propagandës ishte Aleksandër Vuçiç, tashti njeriu që e paguan Riçard Grenellin 100 mijë dollarë.
"Plani Patkoi" ishte i hartuar në detale, deri te edhe marrja e dokumentacionit në kufi (letërnjoftimeve, pasaportave apo çfardo dokumentacionit) që dëshmonte ekzistencën e të dëbuarëve shqiptarë në Kosovë, nga milicia e Serbisë
Ashtu ju pati bërë hebrenjëve gjatë L2B, për ta zhdukur evidencën e ekzistimit të tyre.
Tashti kush është më fashist?
Riçard Grenelli, i cili i del krah Gebelsit të Hitlerit të Ballkanit, me çka mohon - kundërshton politikën e shumë presidentëve të deritashëm të ShBA'së (republikanë e demokratë), politikë e cila kulmoi me bombardimin e ushtrisë së Hitlerit të Ballkanit apo ndonjë kryeministër (i cili gjatë gjenocidit të Hitlerit të Ballkanit u dëbua në kamp të përqëndrimit) i një Shteti të Pavarur që kërkon reciprocitet ose ndonjë intelektual si Fukujama që i del krah të drejtës.
Rik (siç po kanë qef disa provincialë "nouveau riche" me të thirrë, demek që jeni në terme intime 🙂 ) drejtësia, etika dhe morali nuk e kanë vlerën 100 mijë dollarë që i merr ti nga Gebelsi i Hitlerit të Ballkanit apo që dikur i merrje ( a sa?!) nga vrasësi i Moldavisë!