Rrëzimi i Albin Kurtit/ Halil Geci alarmon: Kam informacione se po përgatitet ndarja e Kosovës në vitin 2024

Aktuale

Rrëzimi i Albin Kurtit/ Halil Geci alarmon: Kam informacione se po përgatitet ndarja e Kosovës në vitin 2024

Nga: N. Sh. Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:39
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, thotë se, Rusia qëndron pas tensioneve në veri të Kosovës.

Geci në këtë shkrim, ka alarmuar pasi thotë se ka informacione se ende nuk është larguar rreziku për ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, ndarja e Kosovës do të kisht epërfunduar në vitin 2020, por nuk e lejoi Albin Kurti, ndërsa shton se, akoma po qëndron ky plan dhe po përgatitet qe ndarja të ndodhë në vitin 2024.

Ai shkruan edhe për kërcënimet e opozites për rrëzimin e Albin Kurtit nga Qeveria, ku thotë se, këto kërcënime të Beogradit dhe opozitës e kanë diku burimin e përbashkët.

Postimi i plotë i Halil Gecit:

Shumica nga mediat ndërkombëtare si dhe analistët dhe shërbime perëndimore e dinë mirë se Rusia gjindet pas tensioneve në Veriun e Mitrovicës, kjo u vërtetua disa herë kur policia e Kosovës kanë vënë në pranga oficer të shërbimit rusë, por më vonë janë liruar duke mos guxuar t’i godasin me dënime ngase ata punojnë nën ombrellen e OKB-së.

Sipas informatave që kam dhe që i kam ruajtur deri më sot, nuk është larguar rreziku i ndarjes, po të mos ishte  Kurti kjo punë ishte përfunduar me 2020, si duket përgaditjet po bëhen që kjo punë të ndodhë në 2024.

Frika ime është se edhe administrata e Bidenit nuk mundet t’i ikë marrëveshjeve që i kanë nënshkruar tradhtarët  negociator kosovar…!

Sali Berisha ka ra viktimë të Kosovës, gjithashtu Vjosa dhe Kurti do jenë kurban i tradhtarëve që nënshkruan tradhtitë e dëmshme të këtij vendi…!

Dhe fort është e mundur se kokorizmat e Beogradit dhe opozitës shqiptare për rrëzimin e qeverisë Kurti 2 e kanë diku burimin, se për ndryshe, opozitar me i thanë vetit e shqiptar e me bashkëpunuar me Beogradin kjo s’ka pardon.

Kjo na jep me kuptuar se diku po fshihet një dreq i madh…!

Kurtin 2 mundë ta rrëzoj veç Amerika.

Nëse Amerika i ka folur në veshë të gjithë akterëve politikë shqiptarë dhe serbë, se Vjosa dhe Kurti nuk i nënshkruan marrëveshjet e dëmshme që opozita i ka nënshkruar dhe ratifikuar në parlament, atëhere është e mundshme që Amerika e ka përdorur opozitën për dy arsye.

Njëra dër arsyet është, që Amerika dëshiron ta djegë opozitën komplet, opozitë kjo me të cilën ka punuar 20 vite dhe Kosovës dhe Amerikës  i kanë sjellur vetëm dëme.

Arsyja tjetër është që Amerika nuk dëshiron ta djegë Vjosen dhe Kurtin, dhe po don me i kthyer në pushtet ata që i kanë nënshkruar marrëveshjet e dëmshme që ta kapitalizojn atë për çfarë kanë nënshkruar…!

Nese nuk është as njëra as tjetra, atëherë Amerika po donë me i eleminuar të gjithë ata që friksohet se bajnë trazira, dhe me nda Kosovën ashtu siç janë marrëveshjet paraprake…!

Në Shqiperi Sali Berishen e futi nën grata, pa qenë në asnjë funksion, duke tentuar ta largoi edhe nga parlamenti, nga frika se Sali Berisha për së gjalli të tij nuk e lejon ndarjen e Kosovës të formuluar nga Xhorxh Sorrosi, Hashim Thaqi, Vuçiqi dhe Rama.

Ngase Berisha është politikani i fundit shqiptar që e mban gjallë lidhjen Kosovë Shqipëri.

Kosovarët nuk e duan asnjë tjetër lider pos Berishës. Me ikjen e Berishes vjen në rrezik ndarja e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat