Kolona të gjata në Merdare, mërgimtarët presin më shumë se 8 orë për të dal nga Kosova

Aktuale

Kolona të gjata në Merdare, mërgimtarët presin më shumë se 8 orë për të dal nga Kosova

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 11:05
Pamje nga kolonat

Në pikën kufitare Merdare janë krijuar kolona të gjata të veturave për të dalë nga Kosova, kryesisht mërgimtarë që po kthehen në vendet e tyre.

Në kufirin me Serbinë, mërgimtarët akuzojnë shtetin fqinj për pritjet e gjata, megjithatë thonë se këto janë bërë të zakonshme dhe se nuk dihet nëse bëhen të qëllimshme për shkak të vendosjes së reciprocitetit për letërnjoftime nga pala kosovare.

Një mërgimtar ka dërguar pamje në redaksin e Gazetës nga pika kufitare Merdare, ku shihet se janë krijuar kolona të gjata të veturave.

Ndërsa pritjet për të hyrë në Kosovë janë vetëm 20 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat