Diplomati shqiptar: Marrja me të mirë e Vuçiqit që kërcënon me luftë, implikim i ndërgjegjshëm i diplomacisë europiane

Aktuale

Diplomati shqiptar: Marrja me të mirë e Vuçiqit që kërcënon me luftë, implikim i ndërgjegjshëm i diplomacisë europiane

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 11:25
Shaban Murati

Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka hedhur kritika ndaj diplomacisë Evropiane e cila po e merr me të mirë presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Në një postim Murati ka rikujtuar dështimet e diplomacisë evropiane me diktatorët ndër shekuj deri tek Millosheviçi e Putini.

Por, sipas tij të merret me të mirë Aleksandër Vuçiqi i cili kërcënoi tre herë me luftë brenda 10 muajve, nënkupton implikimin e ndërgjegjshëm të diplomacisë evropiane.

Postimi i plotë:

Mëkati fillestar i diplomacisë europiane

Diplomacia europiane nuk e kuptoi në fillim dhe e mori me të mirë Hitlerin. Diplomacia europiane nuk e kuptoi në fillim dhe e mori me të mirë Stalinin. Diplomacia europiane nuk e kuptoi në fillim dhe e mori me të mirë Millosheviçin. Diplomacia europiane nuk e kuptoi në fillim dhe e mori me të mirë Putinin.

Por të mos kuptosh as në fillim e as në fund dhe ta marrësh me të mirë nazistin Vuçiç, që në mes të Europës kërcënon për luftë tre herë brenda dhjetë muajve, ky është implikim i ndërgjegjshëm i diplomacisë europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat