Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së: Albin Kurti i këshilluar nga SHBA po i drejton proceset për mrekulli

Aktuale

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së: Albin Kurti i këshilluar nga SHBA po i drejton proceset për mrekulli

Nga: N. Sh. Më: 6 gusht 2022 Në ora: 09:36
Albin Kurti

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, thotë se kryeministri i Kosovës është duke i drejtuar proceset për mrekullit, të cilat për 20 vite kishin ngecur.

Kjo familje, thotë se këto procese Kurti po i drejton i këshilluar dhe i koordinuar me SHBA-në.

Përmes një postimi në facebook, familja Imeri shton se, opozitarët e sotshëm ishin të zënë me organizimin e kapjes së shtetit.

Postimi i plotë:

Kryministri i Kosovës, Albin Kurti i këshilluar dhe i koordinuar me SHBA-të po i drejton proceset për mrekulli, të cilat për 20 vite kishin ngecur.

Opozitarët e sotshëm dhe argatët e tyre ishin të zënë me organizimin kapjes së shtetit.

Tash opozitarëve të vegjël iu dogj në duar instrumenti 'antiamerikanizmi i Kurtit' të cilin e patën shpikur: ata që dihet botërisht se çfarë helaqesh janë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat