Çitaku: Nuk ka me pas luftë në Kosovë, mos ndjellni frikë e panikë

Aktuale

Çitaku: Nuk ka me pas luftë në Kosovë, mos ndjellni frikë e panikë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 18:05
Vlora Çitaku 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka deklaruar se nuk do të ketë luftë në Kosovë.

“Mos ndjellni frikë”, thotë ajo duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Kurti i cili tha se rreziku i një konflikti me Serbinë është i lartë.

Përmes një statusi në Facebook, Çitaku thotë se lufta konvenciale ka përfunduar, tash betejat janë të një natyre tjetër.

“Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu”, shkruan mes tjerash Çitaku.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për la Repubblica, ka deklaruar se rreziku i një konflikti me Serbinë është i lartë. Ai tha se pas Serbisë qëndron Vladimir Putin. Kurti thekson se mundësitë për një luftë të tretë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovës janë shumë të larta.

Postimi i plotë:

Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu.

Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë.

Nderkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht me folë për stikersa e barikada.

Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat