Zogiani i VV-së sulmon PDK-në dhe LDK-në: Po i ndihmojnë Vuçiqit, luftë politike në Prishtinë

Aktuale

Zogiani i VV-së sulmon PDK-në dhe LDK-në: Po i ndihmojnë Vuçiqit, luftë politike në Prishtinë

Nga: A.ZH Më: 9 gusht 2022 Në ora: 08:23
Avni Zogiani

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Avni Zogiani, ka akuzuar partitë opozitare dhe shoqërinë civile në Kosovë, për mos reagim ndaj vendimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që ka emëruar ish-komandantin e Brigadës së 549 të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë që po akuzohet për krime lufte në Kosovë, Bozhidar Deliç si nënkryetar të Kuvendit.

Zogiani ka thënë se derisa figura të shoqërisë civile në Beograd, kanë kundërshtuar këtë vendim, një gjë e tillë nuk ndodhi në Prishtinë, përcjell Bota sot.

Ai ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në se po i ndihmojnë Vuçiqit në këtë situatë, duke e goditur qeverinë e Kosovës.

Reagimi i Zogianit në Facebook:

Nga opozita e Kosovës, sidomos PDK e LDK, asnjë reagim për emërimin nga Vuçi të figurave të luftës në top pozicione shtetërore...

Madje në Prishtinë s'kanë reaguar as figurat e shoqërisë civile, ndërkohë që në Beograd pati reagime të ashpra nga disa figura të shoqërisë civile...

Opozita e Kosovës dhe shoqëria civile ama, ndihmoi Vuçiqin në këtë situatë duke akuzuar Kosovën se po do lufte në kohën kur Vuçiq po rehabiliton figurat që kryen spastrim etnik në Kosovë!

Pra, opozita dhe shoqëria civile në Prishtinë po bëjnë lufte politike duke bërë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës për veprimet e Vuçiqit.

Me një fjale, PDK dhe LDK po bëjnë politikë duke mbrojtur Vuçiqin e duke e goditur vendin e vet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat