“Kanë ndërru senet oj Gane”/ Naim Miftari akuzon Thaçin, Mustafën e Haxhiun: Policinë i dërguan në prita të UDB-së

Aktuale

“Kanë ndërru senet oj Gane”/ Naim Miftari akuzon Thaçin, Mustafën e Haxhiun: Policinë i dërguan në prita të UDB-së

Nga: N. Sh. Më: 9 gusht 2022 Në ora: 12:21
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën këto ditë në veri.

Miftari përmes një postimi në Facebook, akuzon ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin Isa Mustafa dhe Baton Haxhiun se i kanë dërguar policinë në prita të UDB-së në veri.

Reagimi i plotë:

Kur po i lexoj e po i shoh disa portale e studio televizive, prona këto të oligarkëve që në fakt janë vetëm kukulla të politikanëve dhe të ish pushtetarëve të korruptuar, disi si shumë po ju vjen keq e rënd këtyre qendrave të dezinformatave, pse deri më tani bandat serbe të Beogradit në veri nuk kanë vrarë akoma naj polic të Kosovës!

S’kanë faj, janë mësu me pushtetin e Hashimit e Isës me i dërgu me Baton Haxhiun në autoblinda drejt e nē prita të UDB-së në veri me ju vra polici, me i plagosë dhjetëra policë, me ju zanë rob gjysma e policisë duke i dërguar policët tanë me nga një sendviq në Veri dhe me nga një karikator (30 plumba), dhe me urdhër që nëse gjuan kundër sulmuesëve serbë do të perfundosh në burg dhe do të suspendohesh, kanë ndërru senet oj Gane!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat