Projektet milionëshe të qeverisë Kurti, LVV tregon se cilat janë tetë më të rëndësishmet

Aktuale

Projektet milionëshe të qeverisë Kurti, LVV tregon se cilat janë tetë më të rëndësishmet

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka listuar tetë projekte të Qeverisë Kurti të cilat i ka quajtur si të mëdha.

VV, përmes një postimi tha se krahas punës dhe drejtësisë, shtyllë tjetër e punës së qeverisë “janë projektet e mëdha në bashkërendim edhe me organizmat ndërkombëtarë në fushat prioritare për ekonominë e vendit”.

Si projektin më të madh të listuar nga subjekti politik në pushtet është Marrëveshja Kompakt me MCC-në për energjinë në vlerë 236.7 milionë dollarë.

Projekt  tjetër milionësh, Vetëvendosje e ka listuar si punë të mirë të qeverisë edhe përkrahjen buxhetore në vlerë 50 milionë euro nga Banka Botërore dhe Fondi i OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtarë.

Më poshtë mund t’i gjeni projektet madhore, sipas VV-së:

Image
Projektet
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat