Prokuroria në Bosnje vihet sërish në lëvizje ndaj djalit të Naser Kelmendit, propozon një masë të ashpër

Aktuale

Prokuroria në Bosnje vihet sërish në lëvizje ndaj djalit të Naser Kelmendit, propozon një masë të ashpër

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 15:27
Elvis Kelmendi,

Prokuroria e Bosnje-Hercegovinës ka dorëzuar sot propozim në Gjykatën e Bosnjë-Hercegovinës për zgjatjen e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej dy muajsh, për tre të arrestuarit në operacionin “Rez” – Elvis Kelmendi, Ajlin Ahmiq dhe Anel Sejfoviç.

Masa e zgjatjes së paraburgimit është kërkuar për shkak të rrezikut të arratisjes së të dyshuarve, rrezikut që duke qëndruar në liri të pengojnë hetimet, të fshehin provat dhe të ushtrojnë ndikim te dëshmitarët ose bashkëpunëtorët.

Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit, si dhe Ajlin Ahmiq e Anel Sejfoviç ishin arrestuar në mesin e muajit korrik në kuadër të operacionit të madh “Rez”, të cilin e kanë realizuar pjesëtarët e policisë së Sarajevës.

Në operacion u arrestuan shtatë persona në zonën e Sarajevës dhe Neumit. Katër u liruan pas hetimeve penale, ndërkaq Kelmendi, Ahmiq dhe Sejfoviç u dërguan në paraburgim.

Elvis Keljmendi, së bashku me dy persona të tjerë, ishte arrestuar në Neum. Ai dyshohet për disa krime të sanksionuara me kodin penal të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat