​MASHTI mbështetje financiare për studentët në universitetet më prestigjioze

Aktuale

​MASHTI mbështetje financiare për studentët në universitetet më prestigjioze

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se do të ndahen nga 7 mijë euro për secilin student që studion master në universitetet më prestigjioze në botë.

Nagavci ka thënë se kjo është vetëm njëra nga mbështetjet financiare që janë duke ofruar për të rinjtë.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se kam nënshkruar sot vendimin për shpalljen e thirrjes publike për mbështetje financiare për studentët që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në top universitetet më prestigjioze në botë. Shuma maksimale e kësaj mbështetje financiare do të jetë 7.000 euro për student/e ndërsa numri i përfituesve do të jetë 20”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

E para e Arsimit ka treguar edhe kushtet që duhet plotësuar secili aplikant.

“Përparësi do të kenë ata që studiojnë në fushat e inxhinierisë dhe të teknologjisë informative e komunikimit, aplikantët me gjendje më të dobët socio-ekonomike, personat me aftësi të kufizuara si dhe aplikantët të cilët studimet paraprake në nivelin bachelor i kanë përfunduar në institucione publike.

Ndërsa ka shtuar se për të rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, këto të fundit do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat