Edhe Rron Gjinovci përfshihet në debatin për lejimin e shamisë: S’keni ju kaqik me manipulu!

Aktuale

Edhe Rron Gjinovci përfshihet në debatin për lejimin e shamisë: S’keni ju kaqik me manipulu!

Nga: A.M Më: 11 gusht 2022 Në ora: 14:21
Rron Gjinovci

Edhe aktivisti Rron Gjinovci është përfshirë në debatin për lejimin e mbajtjes së shamisë në shkolla.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se argumenti "shamijat lejohen edhe në Evropë" përcillet edhe nga argumenti tjetër "edhe martesat me gjini të njëjtë lejohen në Evropë".

Gjinovci u shpreh se manipulimi me evropianizmin dhe të drejtat e njeriut nuk ju lejohet, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Argumenti "shamijat lejohen edhe ne Evrope" percillet edhe nga argumenti tjeter "edhe martesat me gjini te njejte lejohen ne Evrope".

Argumenti "shamija eshte e drejte e njeriut" percillet nga argumenti "edhe martesa mes gjinive te njejta eshte e drejte e njeriut".

Tash percaktohuni: a jeni pro Evropes dhe pro te drejtave te njeriut, a jo? Manipulimi me evropianizmin dhe te drejtat e njeriut nuk ju lejohet. S'keni ju kaqik intelektual me manipulu opinionin publik. Arsyeja kryesore osht se s'lexoni dhe s'dini. Pra, vendosni, çka po doni, qysh po ja bojmë kësaj pune?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat