Si u gjet pa shenja jete foshnja katër muajshe? – flet shefi i QKMF-së në Istog

Aktuale

Si u gjet pa shenja jete foshnja katër muajshe? – flet shefi i QKMF-së në Istog

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 19:03
Tahir Kaliqani

Shefi i repartit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, Tahir Kaliqani, ka dhënë detaje shtesë, rreth gjetjes pa shenja jete, të një foshnjeje katër muajshe në fshatin Serbobran.

Ai për Info Magazine, u shpreh se ky rast ndodhi mëngjesin e hershëm të së hënës që e lëmë pas, rreth orës 5.30 minuta.

”Pas vizitës që i ka bërë mjeku kujdestar, është konstatuar se foshnja ka qenë pa shenja jete. Sipas raportit që shkruan dr.Bilalli, nuk vërehen shenja të dhunës, përpos hipotermi, një rënie të temperaturës, që do të thotë, se, ka pasur mundësi që foshnja të kishte vdekur dy-tre orë më herët, ose më shumë”.

”Edhe nga përvoja ime, që kam marrë pjesë në shumë të tilla ekzaminime, në vdekje të dyshimta, e jona si punëtorë shëndetësorë, është të bëjmë përcaktimin e diagnozës. Në momentin që ne përcaktojmë se është pa shenja jete, e nëse shohim shenja të dhunës apo diçka tjetër, është çështje e policisë apo e prokurorisë të ndërhyjnë me rastin”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat