Jo MASHT-i, ish zv-ministri tregon se cili institucion është kompetent për të zgjidhur çështjen e shamisë në shkolla

Aktuale

Jo MASHT-i, ish zv-ministri tregon se cili institucion është kompetent për të zgjidhur çështjen e shamisë në shkolla

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 10:32
Xhavit Rexhaj

Ish zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Xhavit Rexhaj, e konsideron si të gabuar presionin që po i bëhet ministres Arbërie Nagavci sa i përket çështjes së shamisë në shkolla.

Më një postim në Facebook, Rexhaj ka thënë se i vetmi institucion i autorizuar për interpretimin e Kushtetutës dhe për mbrojtjen e rendit kushtetues të Kosovës si vend demokratik e evropian është Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ministria është adresa e gabuar

Presioni ndaj ministres së arsimit lidhur me shamitë është presion në adresë të gabuar dhe ndaj personit të gabuar.

I vetmi institucion i autorizuar për interpretimin e Kushtetutës dhe për mbrojtjen e rendit kushtetues të Kosovës si vend demokratik e evropian është Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Po të ishte pune e thjesht nuk do të diskutohej me kjo çështje. E tillë si është çështja e shamisë - që preke dispozita e vlera fundamentale të rendit kushtetues - nuk mund as nuk guxon të trajtohet nga adresa jokompetente. Në këtë rast MASHTI nuk është kompetent të vendose dhe, edhe po të pretendonte se mund të bëj një gjë të tille, prapë në Kushtetuese do të shkonte çfarëdo vendimi apo qëndrimi saj”, ka shkruar ai.

Rexhaj ka potencuar se rrënjët e demokracisë janë shumë më te thella dhe nuk duhet të trajtohen me fushata, linçime e kërcënime.

Ka një rend për të gjitha. Të tjerat janë qëndrime personale ose dëshira.

Edhe ta marrim se bëhej nismë për referendum për një çështje të tillë, prape pyetja e referendumit do të duhet të shkonte në Kushtetuese së pari - për shkak te karakterit dhe thellësisë së çështjes.

Megjithatë, unë konsideroj se mund të gjendet rruge për zgjidhjen e kësaj çështjeje pa prekur karakterin laik te shtetit e te sektorit publik në Kosovë. Por pyetja kryesore është: A është ne thelbin e çështjes shkollimi i vajzave? Apo ka agjendë tjetër? Për shkollimin e vajzave ka rruge ne kornizën e tanishme ligjore dhe ne praktikat e tanishme. Për shembull përkrahja e shkollimit në institucione jopublike”, ka përfunduar ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat