Debati për shaminë/ Shefqet Krasniqi reagon pas deklaratës së kryeministrit Kurti

Aktuale

Debati për shaminë/ Shefqet Krasniqi reagon pas deklaratës së kryeministrit Kurti

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:33
Hoxhë Shefqet Krasniqi

Vetëm pak orë pasi Kryeministri Albin Kurti tha se është për lejimin e shamive te vajzat mbi 16 vjec, Hoxhë Shefqet Krasniqi kërkon që Qeveria të përmbush premtimin për lejimin e shamive në shkolla, pa prag. 

Diskutimit për ndryshimin e një udhëzimi administrativ për nxënësit në shkolla të Kosovës, ku ndër të tjera, ndalohen uniformat fetare, i është bashkuar edhe hoxhë Krasniqi.

Ai reagimin e tij e ka kryesisht me pushtetin aktual, i cili, thotë KRrnsiqi, ka premtuar se do të lejojnë shaminë në shkolla. 

Ky është postimi i plotë: 

Selam alejkum të nderuar vëllezër dhe motra.

Këto ditë është aktivizuar sërish çështja e shamisë, e drejtë kjo e garantuar nga ligji i Zotit.

Pushteti aktual politik duhet të përmbushë premtimet e dhëna në zgjedhjet e kaluara dhe të shfuqizojë pjesën e këtij udhëzimi administrativ lidhur me ndalimin e shamisë në shkolla, pasi që vendi ynë banohet nga një popullatë mbi 95% muslimanë dhe kjo është e drejtë e cila nuk mund të cënohet as të negociohet.

Flitet e bëhet thirrje për të drejta të shtazëve, të drejta të grupeve të ndryshme të cilat nganjëherë 50 veta nuk i mbledhin në tërë Kosovën ndërsa heshtin për kërkesat e komunitetit më të madh në vend. 

Ne kemi ngritur zërin që nga paslufta në vazhdimësi rreth kësaj çështje ashtu edhe siç kemi përkrahur të gjitha iniciativat rreth kësaj kërkese e sigurisht se e përkrahim edhe këtë iniciativë. 

Zoti e ruajtë këtë rini e drejtoftë bashkë me këtë qeveri, Amin!

#ndryshojeni_ua_për_shaminë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat