Këshilltari i presidentes Osmani reagon ashpër ndaj Vuçiqit, zbulon qëllimin e tij!

Aktuale

Këshilltari i presidentes Osmani reagon ashpër ndaj Vuçiqit, zbulon qëllimin e tij!

Nga: A.M. Më: 13 gusht 2022 Në ora: 13:58
Shefi i kabintetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela dhe Vjosa Osmani

Shefi i kabintetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar ashpër ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas deklaratave të fundit për ngjarjet në veri.

Vela përmes një postimi në Twitter tha se qëllimi kryesor i Vuçiqit është zgjerimi i kufijve të Serbisë dhe destabilizimi i rajonit.

Po ashtu, ai vlerësoi se presidenti serb nuk është gjeni i PR, siç e cilësojnë disa, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Disa e konsiderojnë #Vuçiqin e #Serbisë si gjeni të PR-së, gjë që ai definitivisht nuk është.

Realiteti është se ai flet rrjedhshëm gjuhën e shovinizmit, urrejtjes, revizionizmit historik dhe revanshizmit.

Qëllimi i tij është të zgjerojë kufijtë e Serbisë dhe të destabilizojë rajonin. #VuçiqështēPutin i Vogël

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat