LDK: Qeveria paralajmëroi krizë energjetike pa bërë asnjë investim në KEK

Aktuale

LDK: Qeveria paralajmëroi krizë energjetike pa bërë asnjë investim në KEK

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 15:02
Xhafer Tahiri

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk ka bërë asnjë investim për rigjenerim në Korporatën Energjetike të Kosovës por vetëm del dhe paralajmëron për një krizë energjetike gjatë dimrit.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri gjatë një konference për media në LDK, kritikoi qeverinë si jo e aftë në realizimin e projekteve kapitale.

Ai tha se Ministria e Ekonomisë ka 16 milionë euro në buxhet për 6 muajt e parë të këtij viti dhe zero euro ka realizuar për projekte të rigjenerimit në KEK.

Tahiri: Qeveria asnjë investim në KEK

“Ministria e Ekonomisë 16 milionë euro i ka në buxhet për 6 muajt e parë të këtij viti, zero euro ka realizuar, zero politika për projekte të rigjenerimit në KEK. Kemi një ministri inegzistente që nuk ndërmerr asnjë masë për të përmirësuar gjendjen në energji përvec se me dal dhe me na paralajmëruar për një krizë“, tha ai.

Ai shtoi se Qeveria Kurti ka mohuar krizën e energjisë së paralajmëruar nga LDK para një viti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat