Profesori nga Amerika: Ja pse gënjeu Duda Balje lidhur me shamiat

Aktuale

Profesori nga Amerika: Ja pse gënjeu Duda Balje lidhur me shamiat

Nga: H.O. Më: 13 gusht 2022 Në ora: 20:31
Duda Balje

Profesori dhe publicisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një pronocim dërguar ‘Bota sot’, ka komentuar deklaratën e deputetës Duda Balje, sa i përket mbulesës. Ai thotë se Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës në një intervistë për Euronews Albania paska thënë se:”për vajzat muslimane shamia na qenka mënyrë jetese,ato nuk dijnë të jetojnë pa shami”.

“Kjo është një gënjeshtër e pastër, mashtruese, është diçka e tmerrshme, skandaloze dhe mjeruese, anti kombëtare dhe antikushtetuese. Po ia përkujtoi kësaj mjerane se unë jam rritë, edukuar dhe shkolluar që nga fillorja e deri në doktoraturë, në një familje të madhe në Rrafshin e Dukagjinit dhe kurrë në familjen time, por edhe në zonën për rreth vajzat nuk e kanë mbuluar fytyrën e as që iu është imponuar një gjë e tillë. E mbajë në mend nënën time e cila gjatë gjithë jetës së saj e ka mbajtë veshjen kombëtare. E ka mbajtë edhe kur ka shkuar n’gjini në t’panë, e ka bajtë edhe kur ka hyrë n’magje me gatu bukë, e ka mbajtë edhe kur i ka punuar punët e baqicës, e ka mbajtë edhe kur ka shkuar në fusha me korrë e më mbledhë sanën e ka mbajtur edhe kur ka shkuar n’bjeshkë verës me gja, etj. Pra askund nuk ka dalë pa veshjen e saj tradicionale kombëtare”, thotë Maxharraj.

Ai thotë më tutje se, është gënjeshtër, mashtruese të thuhet se shamia është mënyrë e jetës dhe se ato nuk dinë të jetojnë pa shami.

“Duda Balje duhet ta dijë se mbulimi i femrës është në traditën arabe dhe se nuk i përket fesë islame të cilës i përket edhe nëna ime. Duda Balje e paska vlerësuar si të padrejtë urdhërin administrative të MASHT-it të cilin edhe kërkon të shfuqizohet. Por, po i’a përkujtoi Duda Baljes se as MASHT nuk ka patur të drejtë të sjellë një vendim të tillë antikushtetues. Bile, edhe Bashkësia Islame e Kosovës, institucionet e saj dhe besimtarë myslimanë kanë kërkuar shfuqizimin e urdhrit administrativ. Tutje, Duda Balje me mbështetësit e saj duhet ta dijë se Kosova sipas Kushtetutës (neni 😎 është shtet laik ku shteti dhe feja janë të ndarë. Dhe çdo kush që tenton të veproi ndryshe, të imponojë diçka të tillë siç është fushata e këtyre ditëve për shamiat në shkolla është diçka antikushtetuese, sepse preket bazamenti i Kushtetutës, preket orientimi perëndimor i Kosovës. Tentimet e tilla i gëzojnë armiqët tanë të cilët me shekuaj na robëruan, na copëtuan, na sakatuan, na i vranë fëmijët në djep, na lanë në errësirë pa dije dhe arsim”, thekson ai.

Sipas tij, çdo debat ad hok rreth shamis nëpër shkolla është vetëm si një tentim jashtëkushtetues, dhe se për çdo vendim arbitrar lidhur me këtë mendimin duhet të jep Gjykata Kushtetuese dhe çdo diskutim tjetër kudo që ai bëhet lidhur me këtë çështje është antikushtetues dhe i panevojshëm e aq më shumë tendencioz që e ngarkon edhe me shumë gjendjen aktuale në të cilën po kalon Kosova kur armiqët tanë për çdo ditë na kërcënohen më zhbërjen e shtetit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat