Abdixhiku nuk pranoi t’i shkojë në takim Begajt, deklarohet për herë të parë Isa Mustafa

Aktuale

Abdixhiku nuk pranoi t’i shkojë në takim Begajt, deklarohet për herë të parë Isa Mustafa

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 19:16
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar mungesën e takimit mes Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe LDK-së. 

Mustafa në një përgjigje ka thënë se marrëdhëniet me Shqipërinë kanë domethënie të veçantë pasi janë relacione brenda një kombi. Ai shton se Presidenti i Shqipërisë i ka pritur zyrtarët kosovarë edhe në vitet e 90-ta, kur askush nuk na pranonte si shtet. 

“Relacionet me Shqipërinë kanë peshë dhe domethënie të veçantë. Nuk janë vetëm shtetërore, politike, ekonomike … por edhe relacione brenda një kombi. Në këtë rrafsh kemi dëshirë që njëri-tjetrin ta shohim sa më mirë, sepse kështu fitojmë besim se jemi më të fortë. Prandaj edhe bëhen të pa rëndësishme aspektet formale, unë te ti apo ti te unë, kur e konsiderojmë veten pjesëtar të një familjeje”, ka thënë Mustafa.

Mustafa po ashtu tha se sikur Kuvendi i Kosovës, ashtu edhe Selia e LDK-së, janë shtëpi e përbashkët dhe ka nevojë për mirëkuptim.

“Kemi shumë përvoja me Shqipërinë. Edhe në vitet e nëntëdhjeta, kur s’na pranonte askush si shtet, presidenti i Shqipërisë (SB) zbriste te hyrja e Presidencës dhe na merrte për krahu e brenda.  Edhe në vitet pasuese. Shtëpi e jonë është Selia e LDK-së por edhe Kuvendi i Kosovës.  Është edhe selia e Presidentit të Shqipërisë.  Gjithmonë ka nevojë për mirëkuptim”, shtoi ai.

Gjatë ditës, presidenti shqiptar Bajram Begaj ka takuar në ambientet e Kuvendit liderët e PDK-së dhe AAK-së por jo edhe kreun e LDK-së, Abdixhiku.

Nga LDK-ja jozyrtarisht i thanë medias se Begaj kishte kërkuar të takohen në ambiente të tjera e jo në zyre të partisë, gjë për të cilën LDK nuk ka pranuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat