Kurti falënderon NATO-n për paqen e stabilitetin në rajon

Aktuale

Kurti falënderon NATO-n për paqen e stabilitetin në rajon

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 18:15
Foto nga vendngjarja

Kryeministri Kurti, nga ana e tij, falënderoi sekretarin e NATO-s për angazhimin e tij për paqen e stabilitetin në Kosovë e më gjerë, duke përmendur kontributin e NATO-s për rritjen dhe zhvillimin e FSK-së për t’u aftësuar në rolin e paqeruajtësit në rajon dhe botë.

“Kemi vizion të qartë që të anëtarësohemi në NATO, si hap të parë në 'Partneritet për Paqe', që është një hap për arritjen tutje, për të ofruar kontributin për paqe jo vetëm në rajon, por edhe në gjithë botën”, theksoi kryeministri Kurti

Më tej kryeministri Kurti foli edhe për sfidat që po ballafaqohen institucionet e Kosovës, veçmas ato të sigurisë në veri, duke  theksuar se institucionet dhe qytetarët e vendit kanë arsye të jenë vigjilentë në situata të tilla, karshi agjendës ruse në rajon.

“Kemi shtet demokratik të Kosovës me një polici profesionale e në anën tjetër kemi një strukturë të organizuar kriminale të paligjshme të Serbisë”, theksoi kryeministri Kurti.

Më tej, kryeministri Kurti foli për veprimet e organeve të sigurisë së Republikës së Kosovës, Policinë e Kosovës, në sigurimin e ligjshmërisë dhe rendit demokratik.

“Kemi kryer 39 operacione policore , ku kanë arrestuar dhjetëra kriminelë nga grupe të ndryshme të organizuar kriminale, që janë shumëkombëshe”, deklaroi kryeministri Kurti.

Kurti më tej foli për aktivitetin e kryer më 29 qershor për targat.

"Sa i përket  targave, më 29 qershor, kemi marrë vendim që të gjithë serbët e Kosovë, që kanë një  trashëgimi nga koha e Millosheviqit, t’i konvertojnë në tabela legjitime në akronimin KS. Ne kemi bërë një fushatë për stimulimin financiar që qytetarët serbë nuk do të paguanin TVSH-në apo akcizën, që arrin shumën deri në 5 mijë euro. Pastaj dhe vetë Serbia është pajtuar që nuk do të prodhonin  tabelat e vjetra që nga viti 2018 dhe ne tani po implemetojmë diçka që është e ligjshme", theksoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat