​Lajçak pas takimit me Kurtin: Presim marrëveshje për të shmangur krizën

Aktuale

​Lajçak pas takimit me Kurtin: Presim marrëveshje për të shmangur krizën

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 20:42
Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ka deklaruar pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se kanë folur për takimin e nesërm të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

“Takova si gjithmonë të dy partnerët për të folur për pritjet. Dua të sigurohem që të kemi diskutime për marrëdhëniet për të ardhmen dhe normalizimin”, ka thënë Lajçak për Kanal10.

“Presim të të dy palët të jenë të dedikuara për marrëveshje për të shmangur krizën”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat