A do të ketë marrëveshje me Kosovës dhe Serbisë, flet Edita Tahiri

Aktuale

A do të ketë marrëveshje me Kosovës dhe Serbisë, flet Edita Tahiri

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 12:59
Edita Tahiri

Në Bruksel po zhvillohet takimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Ish-Kryenegociatorja për implementim në dialogun e Brukselit, Edita Tahiri, ka komentuar takimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq.

Ajo ka thënë se mes këtij takimi nuk do të ketë marrëveshje, mirëpo sipas saj, BE, NATO, ShBA janë të bindura që ka ardhur koha për marrëveshje finale.

“Marrëveshja finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është celësi i paqes në rajon dhe normalizim të marrëdhënieve bilaterale. Edhe pse takimi i sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk mund të sjellë një marrëveshje të tillë, është e qartë se edhe BE, SHBA, NATO janë të bindura se ka ardhur koha per marrëveshje finale. Kjo gjë u pa nga angazhimi maksimal dhe mesazheve të tyre të dhëna këto ditë”, ka shrkaur ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat