Edita Tahiri: Josep Borrell s’u tregua i drejtë, pala e Kosovës ishte pro marrëveshjes të vitit 2011 për targat

Aktuale

Edita Tahiri: Josep Borrell s’u tregua i drejtë, pala e Kosovës ishte pro marrëveshjes të vitit 2011 për targat

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 19:42
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar Shefin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, se pas takimit Kurti – Vuçiq, ai bëri një deklaratë të padrejtë.

Sipas Tahirit, Borrell është dashur të thotë se pala kosovare ishte për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2011 për lëvizjen e lirë në lidhje me targat.

“Ndërsa pala e Serbisë kundërshtoi zbatimin e plote të kësaj marrëveshjeje. Nga praktika për mbarëvajtjen e dialogut kërkohet nga ndërmjetësi të jetë i drejtë dhe i paanshëm”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë se pas takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, deklaroi se palët nuk kishin rënë dakord për një marrëveshje.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në agjendë ishin dy tema, ajo për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes dhe situata aktuale politike e ajo e sigurisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat