Dukaj: Besoj se nesër Abazoviq do t’i mbijetojë mocionit

Aktuale

Dukaj: Besoj se nesër Abazoviq do t’i mbijetojë mocionit

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 00:09
Gjokë Dukaj

Nesër qeveria e udhëhequr nga Dritan Abazoviq do të përballet me mocionin e mosbesimit, pasi i njëjti është nënshkruar nga 36 deputetë të Kuvendit të Malit të Zi.

Në lidhje me këtë ka folur gazetari shqiptar nga Podgorica, Gjokë Dukaj, i cili tha se ka shumë pak informacione se çka do të ngjajë nesër, e sidomos nga partitë pro-serbe të cilat e kanë kundërshtuar Qeverinë Abazoviq.

Ai tha se beson që Dritan Abazoviq do t’i mbijetojë mocionit ditën e nesërme.

“Unë besoj se nesër do t’i mbijetojë mocionit Qeveria Abazoviq, pasi që askush përveç atyre 36 deputetëve që e kanë nënshkruar iniciativën për mocion, nuk është deklaruar se do ta përkrahin në parlament këtë mocion”, është shprehur Dukaj.

Për rrëzimin e Abazoviqit duhen 41 deputetë, teksa mocionin e mosbesimit e kanë nënshkruar 36.

“Votat e mbetura që nevojiten për rrëzimin e qeverisë mund të gjenden vetëm te blloku i partive pro-serbe të cilat tashmë janë në opozitë. Ato në vazhdimësi e kanë kundërshtuar edhe themelimin edhe funksionimin e kabinetit qeveritar”, është shprehur Dukaj.

Dritan Abazoviq ishte zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill të këtij viti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat