S’u kthye në Kosovë nga Brukseli, Tahiri e pyet Kurtin: S’ka logjikë mos me informu popullin e vet, a mos ke shkuar te miqtë…

Aktuale

S’u kthye në Kosovë nga Brukseli, Tahiri e pyet Kurtin: S’ka logjikë mos me informu popullin e vet, a mos ke shkuar te miqtë…

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 16:40
Besnik Tahiri

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka pyetur Kryeministrin Albin Kurti se mos ka shkuar “te miqtë”, meqenëse nuk u kthye menjëherë në Kosovë pas takimit të 18 gushtit që zhvilloi në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka pyetur se si ka logjikë që pas një takimi të tillë, Kryeministri nuk kthehet për ta informuar Kuvendin e Kosovës, popullin, partitë politike dhe opinionin publik për këtë takim.

“Si ka logjikë që Kryeministri i vendit, pas takimit në Bruksel, shkon jashtë vendit për 7 ditë, e nuk kthehet në Kosovë për ta informuar Kuvendin e Kosovës, popullin e vet, partitë politike dhe opinionin publik për një ngjarje, që secili prej nesh ka pritur se çka po ndodhë?!

A mos ke shkuar te miqtë për të ndreçur ‘bojlera dhe filtera’?!”, ka shkruar Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat