“Atë që UÇK-NATO ia bëri Millosheviqit me luftë, Kurti do t’ia bëjë Vuçiqit me politikë”

Aktuale

“Atë që UÇK-NATO ia bëri Millosheviqit me luftë, Kurti do t’ia bëjë Vuçiqit me politikë”

Nga: A.ZH Më: 28 gusht 2022 Në ora: 13:25
Aleksandar Vuçiq

Sulejman Mehazi, njohës i çështjeve politike, i ka reaguar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke paralajmëruar atë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do t’ia humb karrierën politike atij.

Sipas analistit, Kurti do ta turpërojë keq e rëndë Vuçiqin para serbëve.

Reagimi i Mehazit, dërguar në “Bota sot”:

Letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit

Albin Kurti do ia humbë karrierën politike Vuçiqit

Vuçiq ju kemi thënë para disa muajve se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është Hashim Thaçi i dëshirave tua të ndryshimeve të kufijve, nuk është Edi Rama i Ballkanit të hapur të pjellës suaj, ju kemi thënë se me Kurtin gozhda politike do ju stagnojë në sharrën e debaklit tuaj politik, se, Albin Kurti është në një horizont të përtejmë të intelektualizmit politik, diplomatik e shtetëror, se Albin Kurti juve do ua humbë karrierën politike i nderuar vëllai i Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq.

Atë që UÇK-NATO ia bëri Millosheviqit me luftë, Albin Kurti - Escobar do ia bëjë Vuçiqit me politikë.

Mbani mend "z.Vuçiq" se Albin Kurti jo që do ua humbë juve karrierën politike, por edhe do ju turpërojë keq e rëndë para serbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat