Para pak minutash, është arrestuar edhe personi i pestë i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares.
Mësohet se bëhet fjalë për 19 vjeçarin Shkelqim Kamerin i cili në rrjetet sociale mban fotografi shqetësuese me revole e kallash.
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit dy të miturve G.J dhe XH.S, të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë. Në paraburgim tashmë gjenden edhe tre të dyshuar të tjerë.