Juristja Kusari: Thirrjet e Elvis Hoxhës janë nxitje e urrejtjes, ai duhet të mbahet përgjegjës penalisht

Aktuale

Juristja Kusari: Thirrjet e Elvis Hoxhës janë nxitje e urrejtjes, ai duhet të mbahet përgjegjës penalisht

Nga: H.O. Më: 2 shtator 2022 Në ora: 17:16
Elvis Hoxha

Juristja Flutura Kusari në një postim të saj në Facebook ka thënë se thirrjet e anëtarit të Vetëvendosjes nga Shqipëria, Elvis Hoxha ndaj Rrahman Jasharaj janë nxitje e urrejtjes ndaj tij dhe thirrje publike për ta sulmuar atë online dhe fizikisht.

Tutje Kusari shkruan se ‘statusi i Elvis Hoxhës është thirrje direkte për dhunë dhe ai duhet të mbahet përgjegjës penalisht’.

Postimi i plotë:

Të nënkuptosh se Rrahman Jasharaj është bashkëpunetor i Serbisë si ''anëtar i partisë serbe'' është nxitje e urrejtjes ndaj tij dhe thirrje publike për ta sulmuar atë online dhe fizikisht.

Derisa ka diskutime të ashpra pushtet-sindikata në një kontekst të zhvillimeve politike me Serbinë, një cilësim i tillë bëhet edhe më i rrezikshëm.

 Statusi i Elvis Hoxhës është thirrje direkte për dhunë dhe ai duhet të mbahet përgjegjës penalisht.

E drejta e lirisë së shprehjes nuk i mbron thirjet për dhunë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat