Kurti flet për vizitën e kryeministres serbe: Pres që të mos jep deklarata përçarëse si Petkoviq

Aktuale

Kurti flet për vizitën e kryeministres serbe: Pres që të mos jep deklarata përçarëse si Petkoviq

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 10:56
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti shpreson se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë vizitës së saj në Kosovë të hënën nuk do të jep deklarata nxitëse sikurse Petar Petkovit, kryenegociatori i Beogradit për dialogun.

Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se pasi institucionet e vendit kanë bërë thirrje për  vizitë të Besnik Bislimit, zëvendëskryeministrit të Kosovës, dhe Arbërie Nagavcit, ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për në Luginën e Preshevës, e kanë pranuar edhe kërkesën për vizitë të Bërnabiqit.

“Shpresoj që edhe vizitat e zyrtarëve, pas qarkullimit të lirë të qytetarëve, do t’i kontribuojë lëvizjes së lirë në përgjithësi, pres që Zonja Bërnabiq të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse dhe ndarëse, që kishin për qëllim tensionimin dhe destalizimin.

Kemi nevojë të përqendrohemi tek jeta më e mirë e qytetarëve”,ka thënë Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat