Jo mësuesit, Milazim Krasniqi tregon se kush e ka fajin për rezultatet e dobëta në shkollë

Aktuale

Jo mësuesit, Milazim Krasniqi tregon se kush e ka fajin për rezultatet e dobëta në shkollë

Nga: M.L. Më: 5 shtator 2022 Në ora: 16:46
Milazim Krasniqi

Publicisti Milazim Krasniqi vlerëson se mësuesit nuk janë ata që duhet të fajësohen për rezultatet e dobëta të nxënësve në shkolla.

Në një postim në Facebook ai ka thënë se planprogramet nuk i hartojnë mësuesit por organet e ministrisë e që ato janë katastrofale, torturuese për nxënës e mësuesë.

“Greva e mësuesve\arsimtarëve ka lënë zbuluar edhe disa pseudointelektualë, që shtireshin si gjoja parimorë e të mençur, ndërsa në këtë rast duken si budallenj. Këta tipa fajësojnë mësuesit për rezultatet e dobëta në shkollë. Ndësa e vërteta është se fajtor për gjendjen në arsim është qeveria (ministria e arsimit në rend të parë) dhe drejtoritë komunale të arsimit. Pse? Sepse planprogramet nuk i hartojnë mësuesit, po organet e ministrisë. (Janë planprograme katastrofale, torturuese për nxënës e mësues.) Librat nuk i miratojnë mësuesit, i miraton ministria. (Shumë nga librat janë të dobët, produkt i nepotizmit, korrupsionit, tarafeve partiake.)”, ka shkruar Krasniqi.

Po ashtu ai ka thënë se pranimin në punë të personelit e bëjnë drejtoritë komunale të arsimit.

“Edhe zgjedhjet e drejtorëve të shkollave bëhen nga drejtoritë komunale të arsimit, më të shumtën në bazë të tarafeve partiake. Pra, mësuesit/arsimtarët janë me duar të lidhura, kur ballafaqohen me politika qeveritare idiotike, me planprograme katastrofale, me libra mizerabël, me përzgjedhje menaxherësh të dobët, në bazë të tarafeve partiake, e jo meritave. Frenojeni bile pak urrejtjen ndaj mësuesve, pseudointelektualë të mjerë!”, ka përfunduar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat