Sveçla i prerë: Pas 31 tetorit, asnjë veturë me targa ilegale s’mund të qarkullojë në Kosovë

Aktuale

Sveçla i prerë: Pas 31 tetorit, asnjë veturë me targa ilegale s’mund të qarkullojë në Kosovë

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 17:19
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se do të llogariten si pronarë të veturave të paregjistruara të gjithë ata që deri më 31 tetor nuk i ndërrojnë targat në “RKS”.

Sveçla në një konferencë për media tha se me targat ilegale të lëshuara nga Serbia do të merren organet e shtetit dhe se me ato targa, automjetet nuk do të mund të lëvizin nëpër Kosovë.

“Më pas më këtë merren organet e Kosovës dhe asnjë veturë nuk do të mund të qarkullojë, as në rrugë, as nuk mund t’i shfrytëzojë pikëkalimet kufitare”, deklaroi Sveçla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat